close

MASA TË JASHTËZAKONSHME NË SHKUP E TETOVË


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimet dhe masat për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, ku përfshihen transporti publik pa pagesë, shkurtimi i orarit të punës nga ora 11:00 deri ora 17:00 për gratë shtatzana, të moshuarit dhe të sëmurit kronik, si dhe një sërë masash tjera.

NDOTJA, REKOMANDIMET DHE MASAT

-Të gjithë personat juridik apo punëdhënësit të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të vjetër se 60 vjet, personat me asmë kronike ose sëmundje tjera kronike.

-Rekomandohet riorganizimi i orarit të punës për punëtorët të cilët punojnë në qiell të hapur nga ora 11.00 deri orën 17.00.

-Të sigurohen kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve emergjente, vizitat në shtëpi dhe shërbimet e patronazhit.

Në Shkup gjithashtu transporti publik do të jetë pa pagesë, duke llogaritur këtu edhe transportuesit privat, kurse çmimi i vendparkimit nëpër Shkup dyfishohet deri në shfuqizimin e këtyre masave. Në territorin e Qytetit të Shkupit ndërprehen punët ndërtimore, kurse ju është bërë thirrje edhe Komunave tjera të Shkupit të praktikojnë këtë rekomandim.

Nga Komuna e Tetovës thonë Këshilli i Komunës ka miratuar planin e veprimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental, i cili parasheh një sërë masash.

‘Ulja e intensitetit të trafikut, prej muajsh janë inicuar, fushata për të rritur ndërgjegjësimin midis qytetarëve, dhe është krijuar një portal në internet Eco Tetova për nevojat e komunës së Tetovës, shoqatave, institucioneve publike dhe administratës komunale për të zhvilluar zgjidhje inovative për të përmirësuar mjedisin urban.’ -thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka obliguar të gjitha organet dhe institucionet e administratës shtetërore të zvogëlojnë për 50% përdorimin e veturave zyrtare, kurse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Shtëpitë e Shëndëtit duhet të sigurojnë vendstrehime për të pastrehët.  /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia