close
Bota

NDOTJA E AJRIT: NJU DELHI MBYLL SHKOLLAT DHE FAKULTETET

DEL

Autoritetet e kryeqendrës së Indisë, Delhit, në një kohë të pacaktuar kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe fakultetet për shkak të nivelit tepër të lartë të ndotjes së ajrit.

Punët ndërtimore gjithashtu janë ndaluar deri më 21 Nëntor, por janë bërë përjashtime për projekte që kanë të bëjnë me transportin. Agjenciët e lajmeve njoftojnë se vetëm 5 nga 11 centarlet me thëngjill kanë marrë leje për punë.

Niveli I grimcave PM 2.5 në Delhi është shumë I lartë nga rekomandimet e OBSH-së. Në disa pjesë të qytetit indeksi I ndotjes së ajrit kanë qenë afër ose mbi 400, që karakterizohet si e “rrezikshme”.

Kombinimi I faktorëve të ndryshëm e bëjnë Nju Delhin kryeqytetin më të ndotur në botë. Ajri bëhet toskik në muajt e dimrit për shkak se fermerët në shtetet fqinje djegin mbeturinat./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia