close
Top LajmeVendi

NDOTJA E AJRIT, POLITIKANËT ME PREMTIME TË REJA

keku-750×450

Qeveria formon ekipe për kontroll më të madh të ndotësve


Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski apelon deri te të gjithë qytetarët që me veprimet e tyre të ndihmojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, pas çka Shkupi, Tetova dhe Kumanova janë në mesin e dhjetë qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Shoqatat ekologjike reagojnë se autoritetet lehtë i japin premtimet, por janë shumë të ngadalshëm në zbatimin e tyre. Iniciativa O2 thekson se në shkurt të këtij viti u arrit marrëveshje për bartje të sistemit të ngrohjes në konviktin e studentëve “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup, nga ngrohja me mazut në ngrohje qendrore, por kjo ende nuk është realizuar.

Në vetë fillimin e vjeshtës, e cila në disa qytete në Maqedoninë e Veriut d.m.th sezon i ajrit toksik, reagimet e opinionit për shkak të shkallës së lartë të ndotjes i detyruan autoritetet të marrin masa për zvogëlimin e tymit dhe grimcave të dëmshme që thithen nëpërmjet ajrit. Ministri i Punëve të Brendshme premton kontrolle më të shpeshta.

“Arritëm marrëveshje që të gjitha inspektoratet qendrore të veprojnë në korniza të kompetencave të veta dhe t’i kontrollojnë të gjitha subjektet të cilat mund të jenë ndotës potencialë. Së bashku të koordinohen me vetëqeverisjen lokale, përkatësisht me inspektorët komunalë për ambientin jetësor, të formojnë ekipe të përbashkëta dhe në çdo ekip të ketë zyrtar policor që do të punojë në terren.” –tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë për ngritjen e vetëdijes.

“Kjo d.m.th të mos na pengojë vetëm kur e shohim dikë tjetër duke ndezur zjarr ose sende të palejuara, por edhe vetë ne të mos e bëjmë këtë. Sepse do të ketë reagim të fuqishëm dhe të ashpër nga ana e institucioneve.”- deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Për iniciativën O2, një nga organizatat joqeveritare ekologjike, ky është vetëm një premtim i ri, asgjë më shumë. Në publikimin e sotëm në Fejsbuk aktivistët shtrojnë pyetjen “si është e mundur të mos ndjehen keq pas gjithë këtyre premtimeve, të mos zbatohet asgjë.”

“Vetëm të rikujtojmë se bartja nga ngrohja me mazut në ngrohje qendrore në konviktin e studentëve ‘Kuzman’ u premtua si aktiviteti i parë që do të realizohet në kuadër të Programit për zvogëlimin e ndotjes së ajrit për vitin 2019, nga Plani për ajër të pastër. Ja rezultati…Të jepte dorëheqje dikush nga funksioni, të thoshte, unë jam përgjegjës për këtë dhe unë tërhiqem. Jo. Asgjë.” –theksoi nga Iniciativa O2.

Shkupi, Tetova, Manastiri dhe qytete të tjera në Maqedoni me dekada luftojnë me ajrin e ndotur në këtë periudhë të vitit, zakonisht pa reshje dhe erë. Vetëdija te qytetarët, për pasojat e dëmshme në shëndet, viteve të fundit është ngritur dukshëm, dhe me këtë edhe presionet te autoritetet – të marrin masa më serioze për mbrojtje. Në të njëjtën kohë shumë pak vozitës dëshirojnë të heqin dorë nga veturat e tyre të vjetra me sistem të vjetëruar për kontrollë të gazrave, të cilat mendohet se përbëjnë rreth 70% të numrit të përgjithshëm të veturave nëpër rrugë, aq më pak të përdorin transportin publik, të paktën në kryeqytet. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia