close
Rajoni

NDOTJA, SHQETËSIM PËR RAJONIN

Screenshot_7

Ky është Kuvendi i Serbisë. Mjegulla dhe ndotja kanë bërë që gjithçka të duket si e mbuluar nga tymi. Këtë vit është dhënë më shumë alarm dhe qytetet ballkanike si Beogradi dhe Sarajeva janë futur në listat e vendeve më të ndotura. Autoritetet thonë se mungesa e reshjeve, frymës, por edhe ngrohjes me dru e thëngjill ka bërë që të ketë një ndotje më të madhe. Institutet e ndryshme dhe ministritë kanë dhënë vlerësimet e tyre që nuk përbën një rrezik.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë. Ajo thotë se ndotja kryesisht vjen nga shtëpitë. Qeveria do të formoj një grup punues për t’u marrë me këtë çështje.

“Ekziston një ndotje më e madhe se zakonisht, por nuk ka rrezik për jetën dhe këtë e ka thënë edhe ministria e Shëndetësisë. Gjithsesi, nuk jam e kënaqur me punën e ministrisë së Mjedisit.”- tha Ana Bërnabiq, Kryeministre e Serbisë.

Por, ndotja ka shqetësuar qytetarët për shkak se ajo është e dukshme. Javë më parë u tha se mund të ishte rrezik, por pas disa ditësh kaloi dhe kësaj radhe gjithçka është kthyer. Në Bosnje është bërë edhe një protestë e qytetarëve kundër ndotjes. Ndërsa probleme janë shkaktuar në qytete të ndryshme të rajonit, e sidomos në lëvizjen e qytetarëve. /Idro Seferi, Beograd/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia