close
Top LajmeVendi

NDRYSHIMET KUSHTETUESE: AMSHA PËR NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË

auto_bujar-osmani15253419131526767511

Debati i tretë publik


Zv/Kryeministri Bujar Osmani, ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov dhe një numër akademikësh sot në debatin e tretë me radhë kanë debatuar rreth ndryshimeve kushtetuese.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani është shprehur rreth benefiteve që Maqedonia dhe gjeneratat e ardhshme do t’i kenë nga kjo Marrëveshje. Ai ka shtuar se Maqedonia me këtë marrëveshje dha një model se si duhet të zgjidhen dilemat ballkanike dhe si në mënyrë evropiane zgjidhen çështjet dypalëshe, kyçe për vendin dhe rajonin.

“Kjo është një marrëveshje që garanton anëtarësim në NATO menjëherë, është marrëveshje që mundëson hapjen e negociatave për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm” -tha Bujar Osmani – Zv/Kryeministër.

Shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov ka theksuar se kjo është një detyrë e vështirë për Maqedoninë dhe se është një sfidë e madhe që tani të meret përgjegjësia për brezat e ardhshëm.

“Në këtë proces kemi hyrë duke menduar për përgjegjësinë e gjeneratave të ardhshme, sepse derisa ne po presim, vendet tjera shkojnë përpara, anëtarësohen kurse proceset bëhen gjithnjë e më të vështira” –deklaroi Nikola Dimitrov – Ministër i Jashtëm.

Kryetari i AMSHA-së Taki Fiti ka theksuar se cështja e identitetit është e dhimbshme, por alternativë tjetër nuk ka dhe se kjo është rruga e vetme për dinamizimin e proceseve ekonomike. Ai ka pyetur të pranishmit se si do të ndryshohet emri i disa institucioneve të rëndësishme, si do të riemërohet AMSHA e të tjerët.

“Kjo është Televizioni kombëtar maqedonas, opera dhe baleti maqedonas. Ka disa institucione ku janë mjaft interesante si dhembull instituti I gjuhës maqedone, si do të ndryshohet kjo?” -shprehet Taki Fiti – Kryetar i AMSHA.

Kontribut në këtë debat dhanë edhe profesorët Vlado Kambovski dhe profesori i të drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq si dhe akademikë të tjerë si dhe Organizata joqeveritare. Debati publik për ndryshimet kushtetuese vazhdon të hënën në Shtip dhe Tetovë. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia