close
Top LajmeVendi

NDRYSHIMET KUSHTETUESE: MPJ PËRGËNJESHTRON KOMENTET RUSE

Ministria-e-Puneve-te-Jashtme-Maqedoni-780-780×439

“Komente tendencioze të kompromitohet procesi politik”


Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate për media ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në lidhje me akuzat për blerje të deputetëve gjatë votimeve për ndryshimet kushtetuese.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë kategorikisht ka hedhur poshtë pohimet dhe kualifikimet e djeshme në komentin e Departamentit për informim të ministrisë së Jashtme ruse lidhur me votimin e propozimit për qasjen në ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ministria e Jashtme në komunikatë këto komente i ka quajtur të pabaza, të pavërteta dhe tendencioze, siç thuhet të kompromitohet procesi politik i një rëndësie historike për Maqedoninë.

“Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë me respektimin e të gjitha parimeve demokratike dhe procedurës së paraparë parlamentare, morën vendim që reflekton synimet me dekada të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE si prioritete strategjike për të cilët ekziston konsensusi më i gjerë shoqëror, me të cilët mirë janë të njoftuar edhe miqtë tanë nga Rusia”.

Ministria e Jashtme ruse dje kishte njoftuar se votimi në parlamentin e Maqedonisë, ku është siguruar përkrahja për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, ka qenë si pasojë, siç thuhet e shantazheve, kërcënimeve dhe blerjes së votave. Ministria e Jashtme ruse kishte vlerësuar se SHBA-të kanë manipuluar me votimin jo të rregullt në parlament duke shtuar se me këtë janë shkelur të gjitha normat ligjore dhe morale. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia