close
Top LajmeVendi

NDRYSHIMET KUSHTETUESE: REAGIME NDAJ DEKLARATËS SË FËRÇKOVSKIT

auto_fkkffk8581544049411

Profesorët universitar: Faktori politik shqiptar të jetë më syçelë


Deklarata e Profesorit Ljubomir Fërçkovski i cili është edhe njëri ndër autorët e Kushtetutës aktuale të Maqedonisë në debatin publik në Qeveri ku po diskutohej për ndryshimet Kushtetuese i cili theksoi se ‘Marrëveshja e Ohrit’ duhet të veçohet nga rreshti apo të ndahet nga grupi i dokumenteve mbi të cilat thirret formimi i kushtetutës, ka shfaqur reagime ne opinionin. Profesoret universitar vlerësojnë se me kete çështje serish diskriminohet populli shqiptar dhe cenohet e drejta e tyre.

Shqetësime dhe reagime ndaj deklaratës se Profesorit Ljubomir Fërçkovski i cili është edhe njëri ndër autorët e Kushtetutës aktuale të Maqedonisë i cili theksoi se ‘Marrëveshja e Ohrit’ duhet të veçohet nga rreshti apo të ndahet nga grupi i dokumenteve mbi të cilat thirret formimi i kushtetutës, shprehen Profesori Bashkim Selmani dhe Mersim Maksuti. Selmani thekson se edhe kete radhe mundohet qe shqiptareve t’ju shkelet cenini i se drejtes.

Profesori universitar Mersim Maksuti vlerëson se faktori politik shqiptare ne Maqedoni duhet te jete me sy çelë ne kete rast dhe mos tolerohen nderhyrje te tilla.

Profesori Fërçkovski ne debatin e djeshem vlerësoi se distanca kohore mes kushtetutës parë dhe MO-së të nënshkruar në vitin 2001 nuk jep bazë logjike për bashkimin e saj me dokumentet e KAÇKM-së, Republikës së Krushevës dhe referendumit për pavarësi. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia