KRYHEN 742 KONTROLLE DHE 48 MBIKQYRJE
Siç ka njoftuar Inspektorati Shtetëror I Tregut, në Gostivar janë kryer dy mbikqyrje dhe 50 kontrolle, kurse në një object hotelerik, është konstatuar shkelja e rregulloreve të reja të Ligjit të ndryshuar për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Infektive për cka janë ndërmarrë masa përkatëse.
INSPEKTORATI SHTETËROR I TREGUT
“Më së shumti kontrolle janë zbatuar në Shkup, respektivisht 213 kontrolle dhe 12 mbikqyrje, ku nuk janë konstatuar shkelje të protokolleve shëndetësore. Në Manastir janë kryer 9 mbikqyrje dhe 131 kontrolle, në Shtip 3 mbikqyrje dhe 83 kontrolle, në Kavadar 3 mbikqyrje dhe 63 kontrolle, në Strumicë 2 mbikqyrje dhe 50 kontrolle, kurse kontrollet dhe mbikqyrjet tjera janë zbatuar në Tetovë, Ohër, Kumanovë dhe Strugë”
Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të reja të Ligjit për Mbrojtje të shëndetit të popullsisë nga sëmundjet infektive, nëse në terren inspektorët konstatojnë se subjekte juridike shkelin protokollet shëndetësore, menjëherë do t`I shqiptohet ndalesa për kryerje të veprimtarisë nga 10 deri më 30 ditë, respektivisht objekti në vendgjarje do të mbyllet. /KlanMacedonia