close
Bota

NDRYSHOJNË KRITERET E UDHËTIMIT DREJT BE-së

6540E8EF-CD99-402E-8173-5612E3DE4DC6

ZGJEROHET LISTA E VENDEVE TË TRETA QË MUND TË HYJNË NË BE


Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian aprovuan ndryshimet për kriteret lidhur me udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta në BE. Kriteri kryesor për të vendosur vendet e treta si ato të Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve të sigurta të BE-së, apo me një situatë të mirë epidemiologjike, është aktualisht numri i personave të infektuar me COVID-19.

 Në dokumentin e ambasadorëve, thuhet se ky numër nuk duhet të jetë më i lartë, se 75 raste të reja me COVID-19 për çdo 100,000 njerëz në 14 ditë. Komisioni Europian propozoi që niveli të ishte në 100 raste, ndërkohë që ambasadorët aktualisht ranë dakord për 75 raste.  Kriteri i dytë lidhet me lejimin e udhëtimit të qytetarëve ekstrakomunitarë të vaksinuar me dozat e rekomanduara të vaksinave të miratuar nga BE-ja ose në listën emergjente te OKB-së së paku 14 ditë para mbëshrritjes në BE. 

CHRISTIAN WIGAND, ZËDHËNËSI  KE-së

“Ambasadorët e Bashkimit Europian ranë dakort për të rifreskuar qasjen ndaj udhëtimeve jo-thelbësore nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian. Tani Këshilli i ministrave i BE-së rekomandon udhëtimet jo-thelbësore për qytetarët esktrakomunitarë të vaksinuar me vaksinat e aprovuara nga BE. Gjithashtu, Këshilli i ministrave do të zgjerojë listën e vendeve  të treta me një situatë të mirë epidemiologjike, ngaku lejohen udhëtimet drejt BE-së, bazuar në kriteret e reja të aprovuara sot. Gjithashtu, për të evituar shpërndarjen e varianteve të reja të virusit në BE, Këshilli aprovoi mekanizmin e ri të frenimit , që u mundëson shtetet anëtare të veprojnë shpejt”.

Në dokumenitn e ambasadorëve thuhet, se do të merren parasysh edhe kritere të tjera nga  të dhënat e Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që kanë të bëjnë me trendin e qëndrueshëm ose në rënie të pandemisë COVID-19 dhe numrin e mjaftueshëm të testimeve. Burime të Këshillit të ministrave deklaruan për ABC, se shtetet anëtare mund të formalizojnë vendimin nesër ose përmes njê procedure të shkruar shumë të shpejtë. Rrjedhimisht, Këshilli i ministrave pritet të publikojë një listë të re brenda javës së ardhshme me vendet e treta të sigurta, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt BE-së./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia