close
RajoniVendi

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR LËVIZJEN DREJT BE-së

yj

Komisioni Europian sjell tre ndryshime kryesore për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta si ato të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian: Së pari, Komisioni u rekomandon  27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që duke filluar nga 1 marsi i vitit 2022, të pranojnë të gjithë qytetarët e vendeve të treta që janë plotësisht të vaksinuar me vaksinat që njihen nga Bashkimi Europian pa marrë parasysh nëse vendi ngaku niset qytetari përfshihet në listen e vendeve të sigurta apo jo. Sipas ekzekutivit europian, listat nuk duhet të përdoren më. Si rrjedhim, të gjithë qytetarët shqiptarë apo më gjerë të Ballkanit Perëndimor plotësisht të vaksinuar do kenë të drejtën në parim të udhëtojnë drejt BE-së pêr udhëtime jo-thelbësore nga 1 marsi.

YLVA JOHANSSON, KOMISIONERE PËR PUNËT E BRENDSHME

“Aktualisht, qytetarët e vendeve që janë në listën e sigurtë të BE-së, mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian pa vaksinim. Ne do t’a ndalim këtë nga 1 marsi. Dhe do adoptojmë një qasje individuale duke lejuar të gjithë të vaksinuarit.

Së dyti, duke filluar nga 10 janari 2022, qytetarët e vendeve të treta nuk mund të udhëtojnë drejt BE-së nëse vaksinimi në çertifikate dixhitale COVID-19 kanë kaluar afatin e vleshmërisë prej 9 muajsh nga marrja e dozës së fundit të vaksinës. Në këtë rast, çertifikata është e pavlefshme. Për të hyrë në zonën Shengen. këta qytetarë duhet të marrin dozën e tretë, që quhet ndryshe dozë përforcuese apo booster.

YLVA JOHANSSON, KOMISIONERE PËR PUNËT E BRENDSHME

“Nga 10 janari, vaksinimi është e vlefshëm vetëm për një afat 9 muajsh. Nëse vlefshmëria  e vaksinimit është më e vjetër se 9 muaj, nuk mund të hyhet në BE nga një shtet i tretë pêr udhëtim jo-esenciale pa një doze përforcuese (booster)”.

Së treti, Komisioni i rekomandon shteteve anëtare të pranojnë po ashtu qytetarët e vendeve të treta që janë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga OBSH, por jo BE, duke ju nënshtruar një testi PCR . Në këtë rast, qytetarët shqiptarë apo të Ballkanit Perëndimor të vaksinuar me vaksinën kineze apo ruse, do të kenë të drejtë të udhëtojnë prej 1 marsit drejt BE-së duke iu nënshtruar një testi PCR. E njëjta gjë vlen për ata që kanë një çertifikatë shërimi nga COVID-19.

YLVA JOHANSSON, KOMISIONERE PËR PUNËT E BRENDSHME

Nëse udhêtarët e vendeve tê treta janë vaksinuar me një vaksinë tê njohur nga OBSH, vendet anëtare duhet të lejojnë hyrjen e tyre në BE, por duhet t’i nënshtrohen një testi PCR. E njëjta gjë vlen për ata që kanë një çertifikatë shërimi nga COVID-19. Duhet t’i nënshtrohen një testi PCR. Fëmijët nën moshën 18, mund të vijnë me një test PCR.

Rekomandimi i Komisioni Europian i kalon shteteve anëtare të Bashkimit Eurooian, të cilat janë kompetente për të aprovuar rekomandimin siç është, apo me ndryshime./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia