close
Rajoni

Në 23 vjetorin e masakrës së Rezallës përkujtohen 98 të rënët

ttttt

Eshtë hera e parë që në këtë përvjetor nuk ka më varre të hapura në Rezallë pasi që janë rivarrosur edhe eshtrat e atyre që mungonin e që para 6 muajsh u kthyen nga Serbia.

Glauk Konjufca – Kryetar i Parlamentit të Kosovës

“Para 6 muajsh rivarrosëm të tjerë trupa të gjetur që po mbahen të fshehur brenda Serbisë. Serbia nuk i dorëzon ende qindra të tjerë që janë të zhdukur me dhunë. Përgjegjëse për këtë gjenocid është Serbia. Ajo që po na e bënë më të vështirë është se ende nuk ka drejtësi për të gjithë ata 12 mijë në gjithë Kosovën. Ne duhet t’i tregojmë botës gjenocidin që ka ndodhur derisa të dënohet gjithë ata kriminel që janë kryes të masakrës së Rezallës”, tha Konjufca.

Njihet si njëra prej masakrave më të mëdha në Drenicë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

”Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet edhe botërisht, përveçse nga ne shqiptarët që e përjetuam, andaj edhe drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët, të gjykohen e të dënohen

Fadil Nura- Kryetar i Skënderajt

”Nga masakra e Rezallës vetëm tre persona patën shpëtuar të gjallë.” /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia