close
Bota

NË BOTË FILLON FESTA E KRISHTLINDJES

OBSH

OBSH: FESTAT MASIVE MUND TË JENË ARSYE PËR KEQARDHJE MË VONË


 Për miliona të krishterë në botë sonte fillon festa e Krishtlindjes, festë fetare që e nderon lindjen e Jezu Krishtit dhe i bashkon familjen e miqtë. Për të dytin vit me rradhë në vend të festave dhe grupimeve masive, Krishtlindja shënohet me protokollë të ashpra, në grupe më të vogla dhe me distancë. “Më mirë të mos festoni tani, që të mos t’ju vijë keq më vonë” – paralajmëroi këtyre ditëve njeriu i parë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Gebrejesus.

Në kushte të pandemisë globale, e cila siç duket vështirë të qetësohet, miliona të krishterë në botë përpiqen të ruajnë të paktën një pjesë të ritualave të zakonshme të festës për lindjen e Krishtit, siç është dekorimi i bredhit në shtëpi, darka e Krishtlindjes, takimi me më të afërmit ose kryerja e lutjeve në kishë, me distancë. Për gjithçka tjetër, në mënyrë të posaçme, festat masive mund të jenë arsye për keqardhje më vonë, paralajmëron OBSH-ja.

TEDROS GEBREJESUS, OBSH

“Takimi i anuluar është më mirë se jeta e humbur. Më mirë të hiqni dorë tani dhe të festoni më vonë, sesa tani të festoni dhe më vonë t’ju vijë keq. Askush nuk dëshiron të jemi në  situatën e njëjtë edhe pas një viti.”

Fëmijët më së shumti i gëzohen gjithë pakos “atmosfera festive”, duke filluar nga dritat dekoruese në shtëpi e në rrugë deri te dhuratat e shumta.

https://www.noradsanta.org/en/map

Për këtë arsye ushtria amerikano-kanadeze për të 66-ën herë me rradhë mbrëmë u mundësoi ta ndjekin udhëtimin e sajës së Baba Dimrit, figura simbolike e festës, në misionin e tij global për dërgimin e dhuratave për çdo fëmijë, me sajën që fluturon. Përmes telefonave smart dhe në rrjetet sociale Komanda e Mbrojtjes Ajrore e Amerikës së Veriut në kohë reale, nga ora 4 e mëngjesit deri në mesnatë, sipas kohës amerikane, do të lajmërojë për çdo hap të udhëtimit të Baba Dimrit, nga Paqësori Jugor përmes Azisë dhe Evropës deri në Amerikë – me qëllim që magjia të jetojë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia