close
Vendi

NË COVID-QENDRAT E VENDIT MJEKOHEN 1.724 PACIENTË

444694E8-F83F-472C-AD5E-A6AFD6E3596C

MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.724, kurse ka rreth 310 shtretër të lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 62 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 679 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 1.042 pacientë. Në Manastir – 134, Shtip – 86, Tetovë – 48, Veles – 99, Kumanovë – 90, Ohër – 110, Prilep – 131, Gostivar – 45, Strugë – 20, Strumicë – 112, Koçanë – 38, Kërçovë – 38, Kavadar – 70, Gjevgjeli – 24 pacientë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia