close
Vendi

Në fshatin Lubanci të Shkupit janë gjetur armë dhe municione

1 (1)

Me datë 12.04.2022 nga Departamenti për Policinë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në koordinim me zyrtarë policorë nga Njësiti për tregti të paligjshme – Njësiti për tregti të paligjshme me armë dhe lëndë plasëse në SPB Shkup, EVR – Departamenti për Çështje Kriminale Kryesues dhe Njësiti i Qenit shërbyes, me urdhër të pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është bërë bastisje në banesë dhe objekte tjera në DK (75) nga fshati Lubanci.

Gjatë kontrollit, një revole Zastava, një revole nepërkë Ekol, një pistoletë sinjalizuese, tre korniza municionesh, dy tuba silenciator, 24 fishekë, gjashtë korniza pushke, një hark Lightning by Barnett, katër shigjeta për hark.

D.K. privohet nga liria, ndalohet dhe mbahet në komisariat, gjatë ditës do të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të ngrihet vepra penale nga neni 396 i Kodit Penal, thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia