close
Kuriozitet

NË KËTO HOTELE MUND TË FLINI MBI BLLOQE AKULLI

ice-1.jpg

Ndonëse disa njerëz përpiqen t’i shmangen sa më shumë temperaturave të ftohta, në vende të ndryshme të botës ndërtohen botë të akullta dimri. Këto hotele janë të plotësuara me skulptura akulli, art, mobilje të ngrira e gjithçka tjetër duhet për një eksperiencë dimërore.

​​Hotel de Glâce, Kanada

Ky është hoteli i vetëm prej akulli në Amerikën e Veriut, i hapur nga Janari deri në Mars. Tërësisht prej bore e akulli, ai ka një holl të madh, kishë, rrëshqitëse akulli dhe suita. Struktura e tij ndryshon çdo vit, por ofron vazhdimisht 21 dhoma të plotësuara me dyshekë fjetjeje të përshtatshme për dëborë.

Hoteli i Akullit, Rumani

Në zemër të maleve Fagaras, ky hotel ka çdo vit një modelim të ri. Blloqet e akullit dhe të dëborës nxirren nga një liqen i ngrirë pranë tij. Klientët mund të flenë në dhoma dyshe ose iglu të gjitha të pajisura me gëzof kafshësh dhe ngrohje në shtrat që askush të mos ndiejë acarin.

Resorti Snowcastle, Finlandë

Nga Janari deri në Prill, mysafirët e këtij hoteli në Kemi mund të shijojnë artin e ngrirë dhe një rrëshqitëse në trajtë tubi. Për më tepër, mund të zgjedhin qëndrimin në një nga vilat që kanë çati xhami, ideale për të parë dritat mahnitëse të veriut teksa qëndrojnë ngrohtë.

Icehotel, Suedi

Kur ujërat e lumit Torne ngrijnë, blloqe akulli nxirren për të ndërtuar këtë parajsë dimri. Përveç 15-20 dhomave të akullta, secila me shtratin e saj, që gjejeni çfarë? Është akull, ka edhe 12 suita të dizenjuara në mënyrë unike dhe të gdhendura me dorë. Nëse planifikoni një propozim romantik, brenda hotelit ka një sallë mahnitëse ceremonish.

Fshati Iglu, Kuhtai, Austria

Dhoma me drita LED, shtretër me lëkurë deleje, çanta fjetjeje dhe një bar që shërben pije të akullta janë ato çfarë mund të gjeni në këtë pjesë të Europës.

Snowhotel Kirkenes, Norvegji

Ky hotel nuk ka vetëm një ndërtesë të mrekullueshme, por edhe aktivitete të veçanta. Në to përfshihen: akses në një fermë drerësh, qensh husky, biçikleta që mund të merren hua dhe sauna. Secila dhomë ka një shtrat të rehatshëm me izolim termal të rrethar nga blloqe akulli, si të jesh duke fjetur mbi të./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia