close
Top LajmeVendi

Në listat e VMRO-DPMNE-së për deputet edhe shqiptarë

vmro

MICKOSKI NUK MBYLL DERËN E BASHKËPUNIMIT ME BDI-në, ARSYEJA BADENTERI

VMRO-DPMNE nuk përjashton mundësinë që në listat e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ketë edhe përfaqësues shqiptarë. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski theksoi se lidhur me këtë çështje tashmë po zhvillon bisedime me dhjetra shqiptarë dhe përfaqësues të bashkësive të tjera etnike, raporton KlanMacedonia.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“ Përse jo, ne kemi anëtarë nga të gjitha bashkësitë etnike, Maqedonia është për të gjithë qytetarët, kjo është fushata që po e bën VMRO-DPMNE-ja, normalisht, është i mirëseardhur secili që ka ambicie, kualitete e kompetenca që të punojë për Maqedoninë dhe jo si ato ministra që turpërohen të tregojnë se janë ministra maqedonas dhe që turpërohen të ndalen para flamurit maqedonas. Unë personalisht i inkurajoj dhe tashmë kam bisedime me dhjetra shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, vllehë, që të bëhen pjesë e listës së deputetëve të koalicionit të VMRO-DPMNE-së”

Por edhe përskaj retorikës së ashpër të VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së kohëve të fundit, VMRO-DPMNE nuk e mbyll derën e mundësisë së bashkëpunimit me këtë parti, duke i vënë fajin kushtit të badinterit. Por Mickoski shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, opozita shqiptare do ta çojë BDI-në në opozitë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së
“11:07 Unë këtë e kam thënë disa herë në të kaluarën do ta përsëris edhe tani, opcioni i VMRO-DPMNE-së, kushtimisht thënë, janë partitë opozitare shqiptare, këtu të mos keni dilema. Por ka edhe një kusht, që vlen në kushtetutë e ai është badinteri. Që ne ti zbatojmë ato reforma që planifikojmë t’i zbatojmë që Maqedonia të përparojë, një pjesë e atyre ligjeve për fat të keq varet nga badinteri…  Për shkak të kushtit të badinterit ne duhet ta adaptojmë atë koalicion, prandaj jam i bindur se partitë opozitare shqiptare, kushtimisht thënë, në zgjedhjet e ardhshme do ta mundin BDI-në dhe mendoj se BDI është mirë që të shkojnë në opozitë. ”

Kujtojmë se Mickoski ditë më parë deklaroi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare pasi nuk duhet lejuar që e ardhmja e vendit të krijohet në Reçicë të Vogël, duke aluduar tek BDI që ka selinë atje. Por nga BDI këto deklarata i cilësuan si nacionaliste dhe në funksion të politikës ditore. Deputeti i kësaj të fundit, Arbër Ademi u kundëpërgjigj se nuk ka forcë politike që mund ta margjinalizojë BDI-në, e duke theksuar se pikërisht në Reçicë të vogël janë marrë vendime që kanë hapur perspektiva të mëdha për vendin./KLanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia