close
EkonomiVendi

NË PËRGATITJE TË MASAVE NGA PAKOJA E KATËRT EKONOMIKE

download (1)

Ruajtja e çdo vendi të punës, krijimi i ekonomisë zhvillimore dhe të qëndrueshme e cila sjell parashikim, ulje të varfërisë nën 16 për qind dhe numër njëshifror të papunësisë dhe rritje ekonomike prej katër për qind, janë një pjesë e prioriteteve në të cilat do të punojë ekipi ekonomik i Qeverisë i cili do të koordinohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Bityqi njoftoi se në përgatitje e sipër janë masat nga pakoja e katër ekonomike.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke përgatitur pakon e katërt të masave ekonomike, ku sipas ZV Kryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi janë duke vazhduar konsultimet me të gjithë bartësit e institucioneve relevante ekonomike me të vetmin qëllim, siç shprehet Bytyqi që në mënyrë efikase mund të shfrytëzohen paratë e qytetarëve.

Pakoja e katërt e masave nuk mund të ketë devijime nga ato të kaluara sepse në përmbajtje dhe në esencë janë për ndjekjen e strukturës së Bruto Prodhimit vendor. Ajo që është struktura e Bruto Prodhimit Vendor që e shohim është shpenzimet industrimi sidhe eksporti janë pjesë që kanë investim shumë të madhë. Pjesa e katër do të strukturohet në këtë pjesë por do të shkojmë edhe më tutje në sektorët ku mundemi dhe më parë nuk e kemi dhënë ndihmë dhe ajho është drejtëpërdrejtë e lidhur me proceset arsimore, me kujdesin e fëmijve parashkollorë dhe masat e tjera.

Bityqi shton se ende nuk dihet shuma sa mjete do të ndahen për këtë masë pasi sipas tij gjithçka është e lidhur ngusht me ribalancin e buxhetit.

Pakoja është e lidhur ngusht me rebalancin buxhetit, ne për këto momente po bëjmë kalkulim, e sa sa janë nevojat deri në fund të vitit. Besoj se nga fillimi i javës do të kemi informacione të sakta. Vetëm mund tju themë se do të jetë një nga pakot e mëdha dhe do të vazhdoj për disa muaj deri në fund të vitit e do të përfshijë më shumë kategori të qytetarëve.Pakoja financiare e qeverisë kundër luftës me Covid 19 peshon 550 milionë euro nga kjo shumë 240 milionë euro janë shpërndarë për qytetarët

Në konferencën e sotme për media në të cilën e prezantoi letrën e mandatit me të cilën e ka angazhuar kryeministri, Bytyqi tha se vazhdon lufta për çdo vend pune dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Iu bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në shoqëri – sindikatat, odat dhe ekspertët që bashkërisht të punojnë në krijimin e platformës për zhvillim ekonomik të shtetit me të cilën do të sigurohet jetë më e mirë për të gjithë qytetarët duke njoftuar se do të formohet njësi qendrore për mbështetje të investimeve publike në nivel të Qeverisë e cila do të sigurojë ekspertizë për realizim të investimeve kapitale./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia