Në pikat pagesore në RMV për tre muaj janë mbledhur 581.137.560 denarë

Të hyrat nga mbledhja e taksave të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore në tremujorin e parë të këtij viti janë 581.137.560 denarë, gjegjësisht 16,37 për qind nga të hyrat e përgjithshme të planifikuara në atë bazë për vitin 2022.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga taksat janë më të larta për 6,81 për qind, përkatësisht për 37.070.841 denarë, thuhet në Raportin për punët financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore për tremujorin e parë të këtij viti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në periudhën janar-mars të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore ka realizuar më shumë të hyra për 386.856.456 denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share