close
Sport

NË PRAG TË NDESHJES HISTORIKE RMV – KOSOVË

shabi ffm

Angelovski: Reprezentacioni ynë do të gëzohet më 26 mars


Në prag të ndeshjes së gjysmëfinales së play off-it, të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefshme për kualifikim në Euro 2020, selskesionuesi Igor Angelovski shprehet optimist se edhe  kundër vendit fqinj do të përgatiten ashtu si në çdo ndeshje tjetër.

“Gjithë ajo që e praktikojmë kundër të gjithë kundërshtarëve. Mënyra e përgatitjes, mënyra e lojës do të jetë e njëjtë edhe në këtë ndeshje. Përgatitja do të jetë e njëjta si ajo kundër Spanjës dhe Italisë, por edhe kundër Gjibraltarit dhe Lihtenshtajnit. Do të thotë asgjë më ndryshe. Normalisht se do ta analizojmë mirë kundërshtarin. Do t’i shohim anët e mira dhe t’i neutralizojmë ato, ndërsa dobësitë që i kanë t’i shfrytëzojmë me qëllim që Maqedonia të jetë reprezentacioni që do të gëzohet me 26 mars.” –deklaroi Igor Angelovski seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll

Për fat të keq që tani kanë filluar lojërat politike për këtë ndeshje, lojëra të cilat nuk e kanë vendin në futboll. Prandaj është detyrë seleksionuesit që të motivin futbollistët të mos mendojnë në ato lojëra, por të fokusohen vetë në futboll dhe fitore.

“Aspak nuk dyshoj në këtë, politika nuk më intereson aspak. Unë jam njeri i sportit, merrem me futboll. Edhe futbollistët i orientoj të mendojnë vetëm për futboll. Fotografia pas meje flet mjaftueshëm. Këtu janë dy djem, Visari dhe Kire, të përqafuar në përqafim vëllazëror. Ne jetojmë kështu në reprezentacion më tepër se katër vite, ndërsa të tjerët në vend duhet të shohin si ne jetojmë në reprezentacion dhe ta zbatojnë këtë në vendin tonë” -tha seleksionuesi Angelovski.

Këto komente seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë Veriut në futboll i bëri gjatë intervistës ekskluzive për Klan Maqedoni që u emitua në emisionin 99 minuta. /Shaban Sinani/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia