close
Top LajmeVendi

NË PRANVERË FILLON NDËRTIMI I AUTOSTRADËS SHKUP-BLLACË

Screenshot_7

Fillimisht ndërtohen dy kilometra, e më pas 10 kilometrat tjerë


Më në fund, pas shumë viteve planifikime dhe premtime, po nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë. Më i lumtur për këtë si duket ishte zëvendësministri, Bujar Osmani.

Paratë janë siguruar…

“Vlera e marrëveshjes është 747 237 717 denarë, pa TVSH.”- tha Zoran Kitanov, drejtor i ndërmarrjes Publike për rrugët publike. 

Shuma e plotë e parave për ndërtimin e dy kilometrave është siguruar nga buxheti shtetëror. Për dallim prej herave tjera, kësaj radhe institucionet dhanë edhe afat konkret…

“Punët duhet të përfundojnë në afat prej 18 muajve pas fillimit me punë, që do të thotë se punimet do të fillojnë këtë pranverë, e kilometrat e parë do të mund t’i vozisim verën e ardhshme, të vitit 2021.” -shprehet Zoran Kitanov, drejtor i ndërmarrjes Publike për rrugët publike.

Do të mbesin edhe 10 kilometrat tjerë, për të cilat është duke u hartuar projekti. Në zonën ku është e paraparë të kalojë rruga, ka 68 parcela private, por autoritetet nuk presin probleme me eksproprijimin.

“Sa i përket dëmshpërblimit, Byroja për ekspertizë ligjore tanimë ka dalë në teren dhe ka bë vlerësimin për çdo tokë, varësisht prej karakteristikave të tokës. Paratë janë të parapara në buxhetin e Ndërmarrjes publike për eksproprijim dhe janë të mjaftueshme në bazë të vlerësimit që është bërë nga ana e Byrosë.” –deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Çmimi më i lartë sipas vlerësimeve të byrosë është 50 euro për metër katror. Autostrada do të jetë dy lenta për vozitje që do të jenë të gjëra nga 3.5 metra dhe një ndihmesë për ndalesa që do të jetë e gjerë 2.5 metra.

Sipas autoriteteve, pas përfundimit të ndërtimit, prej në Shkup deri në Prishtinë mund të arrihet për 45 minuta.  Vitin e kaluar, Kosova kreu pjesën e saj të punës, duke përfunduar ndërtimin e 65 kilometrave autostradë, e cila nis prej në kufirin me Maqedoninë e Veriut e përfundon në kryeqytet. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia