close
Rajoni

NË PRITJE TË “SPECIALES”: THAÇI TAKON LIDERË TË PARTIVE

F927998E-955E-4C8C-B82E-A7596D0D65F4

TAKIMI I DYTË ME KREUN E AAK-së RAMUSH HARADINAJ


Kosova ende në pritje që Gjykata Speciale të jap ndonjë lajm rreth konfirmimit ose hedhjes poshtë të aktakuzave të pretenduara nga Prokuria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli për krime lufte.

Megjithatë zhvillime politike janë duke ndodhur kohëve të fundit. Presidenti Hashim Thaci për të dytën herë radhazi në pak ditë ka takuar kreun e AAK-së Ramush Haradinaj.

Megjithë këto zhvillime politike, sipas Haradinaj në takim është folur për pandeminë, por jo për presidentin.

Paraprakisht presidenti Thaci ka takuar kreun e LDK-së Isa Mustafa. Nga objekti I ndërtesës së Kuvendit është parë të dalë edhe kreu I Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Ndonëse të gjithë po shprehen të rezervuar për media, në rast të konfirmimit të aktakuzës, Thaci ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti I presidentit.

LDK thotë se në rast se konfirmohet aktakuza tek atëherë do të diskutohet për postin e dhe nëse nuk arrihet marrëveshje do të shkohet në zgjedhje.

Ramush Haradinaj është vetmi që deri më tash ka shfaqur ambiciet për post të presidentit. 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia