close
Vendi

NË PRITJE TË VAKSINAVE, PËR RMV-në DHUROHEN PAJISJE

F3928522-644C-4E06-B5CF-7B2B1BCFE94F

REPUBLIKA ÇEKE DHURON MASKA DHE SKAFANDERË


Derisa bota po punon që sa më shpejt t`i kthehet normalitetit nëpërmjet vaksinimit, për Maqedoninë e Veriut normaliteti duket shumë larg, pasi që vazhdojnë të vijnë donacione të maskave dhe skafanderëve.
Qeveria kërkoi, e Republika Çeke u përgjigj.
NIKOLA DIMITROV, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Miqtë tanë nga Çekia iu përgjigjen kërkesës sonë që u parashtrua nëpërmjet mekanizmit për mbrojtje civile të Unionit Evropian. Çekia duke siguruar 100mijë maska kirurgjikale, 80mijë FFP maska dhe 5mijë skafander, ka hyrë në shoqërinë e miqve tanë ku janë Sllovakia, Estonia, Austria dhe Gjermania që nëpërmjet këtij mekanizmi kanë siguruar ndihmë. Çekinë e kemi mik të madh.

MIROSLLAV TOMAN, AMBASADOR I ÇEKISË

Kohëra të vështira njihen miqtë e mirë. 

Tanimë disa herë Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim pranon donacionet që janë të destinuara për personelin mjekësor, por vendi ku pritet ambasadorë dhe donacionet duket kështu.

Depot janë brenda kazermës ushtarake në aerodrom dhe për sigurinë e tyre kujdeset armata.    /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia