close
Vendi

NË PRITJE TË VAKSINAVE ULEN SHIFRAT COVID-SHIFRAT NË VEND

qeveria

QEVERIA MIRATOI PLANIN KOMBËTAR PËR VAKSINIM, OPOZITA ME KRITIKA


Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar Planin Kombëtar për Vaksinimin kundër COVID-19 dhe ka ngarkuar MSH-në dhe institucionet tjera kompetente që ta implementojnë këtë plan. Vaksinimi do të zhvillohet në tri faza konform sasive të para të vaksinave që do të arrijnë dhe grupeve prioritare për vaksinim.

MUHAMET HOXHA – ZËDHËNËS I QEVERISË SË RMV-së

“Prioritet kanë tri grupe kryesore me qëllim që të sigurohet funksionimi I sistemit shëndetësor, të mbrohen personat me rrezik të madh të sëmundjes, komplikimeve dhe vdekjes dhe të mbahen shërbimet bazë të infrastrukturës kritike”

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka drejtuar akuza ndaj autoriteteve të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri  Venko Filipçe. Derisa numri I të prekurve ka tejkaluar shifrën prej 90 mijë, kur numri I viktimave afrohet në 3 mijë, kurse në Britani dhe në fqinjësi ekziston mutacioni I ri I virusit, në Maqedoninë e Veriut nuk ka vaksina – thonë nga opozita maqedonase.

IGOR NIKOLOV – VMRO-DPMNE

“Presim përgjigje nga Kina. Kjo është deklarata e fundit e Ministrit Filipçe. Paramendoni, Kina dëshiron të jep 90.000 vaksina, por nuk I ka, për shkak se dikush nga Ministria ka heshtur. Vaksina anti-covid nuk ka. Pyesim publikisht, kush vendosi që qytetarët të mbeten vetëm nga vaksinat e mekanizmit KOVAKS, në vend që me kohë të aktivizoheshin mekanizmat tjerë”

Derisa vendi është në pritje të vaksinave anti-covid, raportet e institucioneve të shëndetësisë njoftojnë për rënie të ndjeshme infektimeve të reja dhe të viktimave nga koronavirusi.

Nëse në Nëntor të vitit të kaluar, 36% e të testuarve rezultonin pozitiv, në Dhjetor shifrat u ulën në 32%, kurse në Janar të këtij viti nga numri I përgjithshëm I testimeve 18% kanë rezultuar pozitiv.

Dukshëm është ulur edhe numri I vdekjeve. Në Nëntor të vitit të kaluar si pasoja e koronavirusit janë regjistruar 25.6 viktima në ditë, në Dhjetor shifrat u ulën në 24, kurse në Janar të këtij viti mesatarja pacientëve që kanë ndërruar jetë është nën 12 brenda një dite.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia