close
Top LajmeVendi

NË REPARTET INFEKTIVE PO MJEKOHEN 604 PACIENTË ME COVID-19

4A7FC9A2-6C4D-40FA-8A1A-50326B73E8AD

NUMRI I RASTEVE AKTIVE  I CILI ËSHTË NË ULJE


Gjatë periudhës së fundit situata me epideminë e Covid 19 ka filluar  të stabilizohet, gjë të vilën e vërteton edhe numri i rasteve aktive  i cili është në ulje. Nga ISHP njoftojnë se gjatë javës së fundit për mbi 3.000 raste është zvogëluar numri i rasteve aktive. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se numri i personave të hopitalizuar ndryshon vazhdimisht, por se në Repartet Infektive ka vende të lira.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e fundit në kovid-qendrat e spitaleve të vendit po mjekohen gjithsej 315 pacientë pozitivë apo të dyshuar me virusin korona.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 28 pacientë, në spitalin në Shtip 31 pacientë, në Tetovë 16 pacientë, në Veles 21, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë, në Ohër janë hospitalizuar 40 pacientë, në Prilep 24 në kovid-qendrën në Gostivar 16, ndërsa në Strugë 24 të sëmurë, në Strumicë janë hospitalizuar 22 pacientë, në Koçan dy pacientë, në Kërçovë 12, Kavadar 18, në Gjevgjeli 3 persona, ndërsa në Dibër 13 pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë apo të dyshuar me virusin korona të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 604 ndërkaq numri i shtretërve  të lirë është rreth 580 shtretër. Në kumtesën e ministrisë së shëndetësisë njoftohet se, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka furnizim me oksigjen. Ministria ka kontroll në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia