Në Shkup sanksionohen 177 shoferë, 39 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 sanksione,  prej të cilave  tridhjetë e nëntë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave, pesëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe trembëdhjetë sanksione për  përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, dymbëdhjetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë masa për tejkalim në mënyrë jo të rregullt, gjashtë masa për mosrespektimin e përparësisë së kalimit…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share