close
Vendi

NË SIRTARIN E KORRIERIT GJYQËSOR – 1500 VENDIME PËR DËNIME

0391EE08-75FA-4DA3-8165-AAB88B44F80B

RUSKOVSKA: VETËM NË NJË GJYKATË, BUXHETI ËSHTË DËMTUAR PËR 20 MILIONË DENARË


Prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska, duke folur në kontekst të nevojës për vetting të gjyqësorit, deklaroi se në sirtarin e një korieri të ndjerë gjyqësor janë gejtur 1500 dënime të padërguara. Sic tha Ruskovska në një intervistë për Kanal 77, buxheti është dëmtuar për 20 milionë denarë.

Këshilli Republikan Gjyqësor këtyre ditëve ka njoftuar Prokuroren për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska, se në një nga qytetet e vendit 1500 urdhëresa pagesore nuk janë dorëzuar nëpër adresat e nevojshme.

VILMA RUSKOVSKA – PROKURORE

“ Në një qytet në brendësi të vendit, në gjykatë, tek një korier tashmë I ndjerë gjatë pastrimit të gjësendeve të tij, janë gjetur 1500 urdhëresa pagesore, për shkelje, për dënime. Me këtë buxheti është dëmtuar për më shumë se 20 milionë denarë. E dini, flas vetëm për një gjykatë”

Me këtë shembull Prokurorja Ruskovska sygjeroi që edhe vetë angazhohet për vetting në sistemin gjyqësor, por sic thotë, në një radius më të gjerë, që do të përfshijë jo vetëm Prokurorët, por edhe të punësuarit tjerë në administratë. Përkrahje për këtë qëndrim ka nga Ministri I Drejtësisë.

BOJAN MARIÇIQ – MINISTËR I DREJTËSISË

“Për shkak se puna potenciale korruptive cdoherë është e organizuar. Në këtë organizim pjesëmarrës është edhe një pjesë e administratës”

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, nga opinioni vendor dhe ndërkombëtar, me dekada është kritikuar si I politizuar dhe I korruptuar, por deri tani asnjë reformë nuk solli deri tek drejtësia efikase. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia