close
Top LajmeVendi

Në SPB Tetovë është raportuar mashtrim për marrjen e banesës përmes një organizate humanitare

451899

Në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë një grua ka raportuar se është mashtruar nga një person i cili i ka premtuar se do ti ndihmojë për ti dhuruar një banesë nga një shoqatë humanitare, personi në fjalë nga gruaja ka marrë një shumë parashë dhe më pas nuk janë takuar.

Një banore 39-vjeçare nga një fshat i Shkupit, dje (04-maj) në ora 17:40 në SPB Tetovë ka raportuar se një njeri i cili së pari i kishte thënë me telefon se ishte nga Shkupi dhe pastaj nga Tetova, i kishte premtuar për ta ndihmuar atë që ti dhurohet një banesë nëpërmjet organizatës humanitare, por për të mbuluar shpenzimet e caktuara, ka kërkuar që ti dërgoj atij një shumë të caktuar parash përmes një shofer taksie në Tetovë. Ajo i kishte dhënë paratë një taksisti, i cili kishte ardhur në një vend të caktuar, kurse personi që ajo e kishte kontaktuar disa herë me telefon nuk kishte ardhur për ta takuar në Tetovë, pas së cilës ajo e kishte kuptuar se kishte qenë e mashtruar.

 Janë ndërmarrë masat adekuate për të pastruar dhe të dokumentuar rastin, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

/KlanMacedonia/

                                              

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia