close
Vendi

Në vendkalimin Qafthanë janë arrestuar shtatë persona, dyshohet se kontrabandonin mallëra nga RMV-ja

qafe-thane

Në vendkalimin kufitar Qafthanë, në kufirin mes Shqipërisë me dhe Maqedonisë së Veriut, në Strugë, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se kanë lejuar ose kanë kryer kontrabandim të mallit që vinte nga Maqedonia e Veriut.

“Janë arrestuar dy nëpunës policorë, dy doganierë dhe tre persona banorë të qytetit kufitar Librazhd, për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, për korrupsion dhe kontrabandë. Pas njohurive të marra se lejohet kalimi i mallit nga pala e Maqedonisë në atë shqiptare duke iu shmangur taksave doganore, hetimi i zbatuar e ka konfirmuar këtë”, informoi Policia Shqiptare.

Sipas burimit të njëjtë, hetimi ka treguar se nëpunësit policorë të kalimit të përmendur, në bashkëpunim me nëpunësit e doganave, në këmbim të një shume të madhe parash i kanë favorizuar tre persona për ta kaluar mallin e kontrabanduar pa e zbatuar procedurën e doganimit.

Si material dëshmues janë marrë tre automjete, nëntë telefona celularë, një sasi e caktuar parash të fituara në mënyrë ilegale nga korrupsioni në vendin e punës, sasi e konsiderueshme e ushqimit dhe pijeve të llojllojshme si edhe mallra të tjera.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia