Në vitin 2021 në RMV kanë lindur 18 790 foshnje

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë lindur gjithsej 18 790 foshnje, prej të cilëve 18 648 foshnje të gjalla, ndërsa 142 foshnje të vdekura. Numri i foshnjeve të lindura të gjalla gjatë vitit 2021, krahasuar me vititn paraprak, është zvogëluar për 2.0%. Sipas strukturës gjinore, foshnjet meshkuj kanë një pjesmarrje më të madhe nga foshnjet e gjinisë femërore, edhe atë me 51.1%, përkatësisht në çdo 100 foshnje të lindura të gjinisë femërore i paraprinë 104,5 foshnje të lindura të gjinisë mashkullore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas muajit të lindjes, numri më i madh i foshnjeve kanë lindur gjatë muajit korrik, (1 735).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas moshës së nënës, pjesmarrje më të madhe, përkatësisht 34,0% kanë foshnjet e gjalla të lindura nga nënat e moshës prej 25 deri 29 vjeç.

Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29.2 vjeç ndërsa te lindjet e para është 27.5 vjeç.

Shikuar gjeneratën e nënave gjatë lindjeve të foshnjeve, si më e frekuentuar na paraqitet rasti i nënave të lindura gjatë vitit 1992.

Gjatë vitit 2021 janë të evidentuara edhe 20 foshnje të lindura të gjalla nga nëna të moshës nën 15 vjeç.

Numri i foshnjeve të lindura nga çiftet e pakurorëzuar është 2 546 ose 13.7%, nga numri i përgjithshëm i lindjeve.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share