close
Top LajmeVendi

Nedellkov me porosi deri te punonjësit e çerdheve

gradinka-rosicza-1068×505-1

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov përmes jë postimi në rrjetin social facebook  ka paralajmëruar dhe inkurajuar punonjësit e çerdheve që mos të bien pre e presioneve nga ana e drejtuesve të këtyre institucioneve duke ju premtuar se kundër atyre që tentojnë ta pengojnë grevën do të ngrihet kallëzim penal.

Presioni i ashpër ka nisur ndaj punonjësve në kopshtetë cilët nga e hëna do të dalin në grevë.
Punonjësit e kopshteve janë nën presionin nga ana e drejtuesve të institucioneve, të cilët kërkojnë listat e grevistëve, duke i frikësuar me punëtorë zëvendësues, duke i frikësuar me largime nga puna, gjoba etj.
Te dashur kolege,
Ju inkurajoj që të mos i dorëzoheni presioneve dhe kërcënimeve dhe ju bëj thirrje që të raportoni situata të tilla. Përfaqësuesi ligjor i SASHK-ut do të veprojë sipas ankesave tuaja dhe kundër atyre që tentojnë ta pengojnë grevën do të ngrihet kallëzim penal. Në Kodin Penal parashikohet edhe dënimi me burg për një vepër të tillë, ka shkruar Nedellkov.

Kujtojmë se Sindikata e Arsimit, gjegjësisht mësimdhënësit nga e Hëna, do të bojkotojnë procesin mësimor pasi  Qeveria nuk pranoi rritjen e pagave të tyre për 18.4%.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia