close
Top LajmeVendi

Nedellkov: Në kopshtet për fëmijë drejtorët ushtrojnë presione serioze ndaj grevistëve

Nedelkov_14_1-1-780×470

Ministria për punë dhe Politikë Sociale përmes drejtorëve të çerdheve po ushtron presin tek të punësuarit nëpër çerdhe të cilët janë në grevë. Mes tjerash, është jo njerëzore që të mbyllen në hapësira të ngushta, të ju pamundësohet të shkojnë dhe në tualet, edhe grave shtatzëna të mos u lejohet të hanë mëngjes, kjo vërtet është jo-njerëzore. Këto drejtoresha në rast se mendojnë se gjithë jetës do të jenë drejtor, gënjehen shumë. Nesër do të kthehen në vendin e punës tek koleget, që vërtet do të jetë turp”, tha Nedelkov i cili njëherit paralajmëroi Qeverinë se greva nuk do të ndërpritet në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre

“Greva bëhet gjithnjë e më intensive. Në kopshtet për fëmijë drejtorët ushtrojnë presione serioze ndaj grevistëve. Duhet ta detektojmë burimin e presioneve, gjithsesi i pëlqen ose jo dikujt ajo është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila sipas nesh, në vend që të tentojmë të gjejmë zgjidhje të përbashkët, të negociojmë, përmes letrave i kanë rikujtuar drejtorët si duhet të veprojnë dhe t’u kërcënohen grevistëve”, ka deklaruar Nedellkov./KLanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia