close
Top LajmeVendi

NEGOCIATAT: HOLANDA “PO” PËR RMV-në, “JO” PËR SHQIPËRINË

Screenshot_1

Zaharieva: RMV-ja dhe Shqipëria bashkë në BE


Holanda dëshiron që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras rreth çështjes së hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që duhet të merret me 15 tetor në Këshillin e Ministrave, ndërsa të miratohet në takimin e Këshillit Evropain më 18 tetor.

Në njoftimin e Ministrisë së punëve të jashtme të Holandës, i publikuar nga ambasada holandeze në Tiranë, pas debatit të djeshëm në Komitetin për çështje evropiane në parlamentin holandez, thuhet se është bërë përparim inkurajues kur është në pyetje Maqedonia e Veriut, sidomos me vazhdimin e rasteve të PSP-së, me dorëzimin e tyre te Prokurori Publik, por ende ka nevojë për miratimin e ligjit për luftë kundër korrupsionit të lartë.

“Vendet kandidate duhet t’i plotësojnë kriteret e ashpra para se të bëhet hapi i rradhës në procesin e integrimit. Në qershor të vitit 2018, Këshilli vendosi që disa kritere të plotësohen nga Maqedonia e Veriut para se të hapen negociatat. Përparimi i bërë është inkurajues. Marrëveshja e Prespës, gjithashtu, është shembull për rajonin. Vazhdimi i rasteve të PSP-së është siguruar me bartjen e tyre te Prokurori Publik. Ende duhet të bëhet hap i rëndësishëm me miratimin e ligjit me të cilin do të garantohet ndjekje e pavarur e rasteve të korrupsionit të lartë në të ardhmen”,thuhet në njoftim. Për Shqipërinë, Holanda mendon se duhet bërë ende në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, Qeveria e Bullgarisë ka miratuar propozimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ka publikuar Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva. Sic njoftojnë mediat bullgare qeveria ka miratuar pakon për zgjerim që përfshinë të gjitha kushtet e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. “Ne do të insistojmë për aderimin në pako të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE – ka thënë Zaharieva duke shtuar se ndarja e dy vendeve do të ishte një gabim që mund të destabilizonte rajonin.

Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov ka përsëritur tezën e tij se Bullgaria përkrah anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, por jo pa kushte. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia