close
Top LajmeVendi

NEGOCIATAT ME BE-NË: KRERËT E RMV-së THIRRJE PËR VENDIM POZITIV

Screenshot_6

Krerët e Maqedonisë së Veriut ende mbajnë gjallë shpresën për një vendim pozitiv të BE-së, për hapjen e negociatave. Thirrje janë drejtuar nga Shkupi por edhe nga Brukseli që Evropa ta mbajë fjalën. Ndërkohë, fillojnë të përfliten edhe varijantet tjera nëse vendi merr përgjigje negative nga Brukseli.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbetet optimist se vendi do të marrë datën për celjen e negociatave me BE-në, por në një takim me odat Ekonomike të vendit shtroi dilemën se çfarë do të ndodh nëse lajmet nga Brukseli janë negative.

“Nëse nuk marrim datën nuk duhet t’i cënojmë parashikimet ekonomike. Ne nuk kemi alternativë tjetër përvec BE-së. Si do që të jenë vendimet në Bruksel, shkaqe për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk ka. Ato do të mbahen kah fundi i tetorit të vitit të ardhshëm.”- tha Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Derisa në relacionin Bruksel-Berlin-Paris po bëhen përpjekje për të zbutur qëndrimet e kundërshtimit francez rreth zgjerimit të ardhshëm të BE-së, ministri j Jashtëm Nikola Dimitrov ka bërë thirrje krerëve të BE-së që të marrin një vendim pozitiv për çeljen e negociatave.

“Kjo javë përfundimisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk paraqet një Këshill të rëndomtë të BE-së. Ky është një takim i ynë me historinë, ku pritet miratimi i shumëpritur dhe sic është konfirmuar nga shumica, vendimi historik për fillimin e negociatave me BE-në. Historike në kuptimin e asah që paraqet hapjen e derës për përkrahje të proceseve për ripërtrirje të qëndrueshme demokratike të vendit.” –shprehet Nikola Dimitrov, ministër i jashtëm i RMV-së.

Në të njëjtën vijë është edhe ZV/Kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Pak para nisjes së tij për në Luksemburg dhe Bruksel ai përsëriti qëndrimin se pavarësisht qëndrimit të krerëve të BE-së, për vendin, siç ka shkruajtur në rrjetet sociale “Dielli lind në perëndim”. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia