close
Top LajmeVendi

NEGOCIATAT ME MAQEDONINË E VERIUT DHE SHQIPËRINË

zaharieva-negociata-per-anetaresim-ne-be-te-maqedonise-se-veriut_5dece7a38c4a4

Zaharieva: Nuk duhet të anulohen negociatat


Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit francez për metodologji të re të bisedimet për bashkim. Këto procese mund të zhvillohen paralelisht, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva gjatë konferencës në Sofje kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva sot deklaro se “nisja e bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit të ri francez për metodologjinë e negociatave. Sipas saj, këto procese mund të zhvillohen në mënyrë paralele.

“Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit francez për metodologji të re të bisedimeve për bashkim. Këto procese mund të zhvillohen paralelisht.”- deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva

Ajo shpreson se në gjashtë muajt e ardhshëm, Shkupi dhe Tirana do të marrin dritën e gjelbër në nisjen e bisedimeve me BE-në.

“Ndonjëherë jam një nga ministret e jashtme më të zëshme se BE-ja nuk mund të marrë vendim. Për këtë nuk është fajtore vetëm Unioni. Përgjegjësi të madh kanë edhe vendet kandidate”, shtoi Zaharieva.

Ajo u përqendrua edhe në progresin e arritur në procesin e euointegrimeve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke potencuar se “gjërat në Ballkan nuk janë kurrë bardh apo zi”. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia