close
Top LajmeVendi

NEGOCIATAT PËR QEVERINË VAZHDOJNË GJATË FUNDJAVËS

download

Gjatë kësaj fundjave është paralajmëruar vazhdimi i negociatave në mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e kabinetit qeveritar , në mes partenrëve të deritanishëm të koalicionit. Të dyja partitë janë të përmbajtura në dhënien e detajave, as për zgjidhjet eventuale kadrovike, as për atë që llogaritet si pengesa kryesore – kush të jetë kryeministër dhe sa vite nga mandati katërvjeçar. Nga VMRO-DPMNE, parti me vetëm dy më pak deputetë se sa blloku që LSDM-ja e udhëhoqi në zgjedhje edhe më tej akuzojnë për dhënie jokushtetuese të mandatit në duart e Zaevit.

Numërimi i 20 ditëve për formimin e kabinetit të ri qeveritar, me program dhe zgjidhje kadrovike ka filluar dje, kur liderët e LSDM-së dhe BDI-së, dy partitë me numrin më të madh të deputetëve në bllokun politik maqedonas dhe atë shqiptar, pas zgjedhjeve të para një muaji, u takuan edhe një herë. Përveç që kanë biseduar në mënyrë “konstruktive”, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk dhanë detaje të tjera. Sot mandatari në rrjetet sociale ,ka shkruar se vjen periudhë e punës së intensifikuar në plan të brendshëm.

“Secili prej nesh me angazhim dyfish më të madh dhe përgjegjësi dyfish më të madhe. Kjo do të sjellë sukses për gjithë popullin dhe për atdheun. Maqedonia e Veriut do të ketë qeveri që do ta ndjekë drejtimin e qartë, për të cilin është e përcaktuar shumica e qytetarëve – rruga evropiane, rruga e ekonomisë dhe e drejtësisë, rruga drejt prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë”, shkroi Zaev.

Nga BDI mbeten në përmbajtjen e njoftimit të përbashkët, së pari pas ftohjes së marrëdhënieve me partenrin e deritanishëm të koalicionit, pasiqë Zaev në periudhën parazgjedhore e dërgonte partinë e Ali Ahmetit në opozitë.

“Konsultimet në nivele të ndryshme midis BDI dhe LSDM vazhdojnë edhe sot.Parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme janë konfirmuar,dhe ato janë komunikuar para opinionit disa herë”, thonë nga BDI-ja.

Para se LSDM-ja dhe BDI-ja t’i vazhdojnë bisedimet gjatë kësaj fundjave, siç është paralajmëruar, VMRO-DPMNE edhe më tej e akuzon presidentin Stevo Pendarovski se mandatin e ka dorëzuar jashtë rregullave, përkatësisht pa fakte se Zaev ka shumicën e deputetëve në Kuvend.

“Në mënyrë antikushtetuese Stevo Pendaroski ia ka dhënë mandatin deputetit, përkatësisht e ka uzurpuar në duart e deputetit Zoran Zaev. Gjatë dy javëve të kaluara, Zaev disa herë ka thënë se ka shumicë, por menjëherë vetë ata demuantuan, Për VMRO-DPMNE-në të gjitha opsionet janë të hapura në periudhën që vjen”,thonë nga VMRO-DPMNE.

Ashtu siç janë të ndara partitë politike, në mënyrë të ngjajshme janë të ndarë edhe ekspertët rreth asaj nëse dhënia e mandatit një lideri që ende nuk ka nënshkrime të 61 deputetëve në dorë, por negocion për këtë, është e drejtë ose jo. Përjashtimet dhe interpretimet elastike të Kushtetutës dhe të ligjeve në të kaluarën vetëm e vështirësojnë pozitën e këshilltarëve juridike të palëve kundërshtare tani./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia