close
BotaTop Lajme

NEGOCIATAT: QËNDRIMI I FRANCËS E HOLANDËS – TË MËRKURËN

Screenshot_1

Franca dhe Holanda do të japin qëndrimin e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tê mërkurën, gjatë takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian në Bruksel. Siç njofton korespodentja e Erisa Zykaj nga Brukseli, Këtë e kanë bërë të ditur për Tv Klan burime zyrtare të Bashkimit Europian.

Sipas këtyre burimeve, pas votimit në Bundestag për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe hapje të kushtëzuar të negociatave pêr Shqipërinë, pritet që të mërkurën Franca t’i bashkangjitet qëndrimit gjerman. Franca, që ka qëndruar hermetike lidhur me dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisê së Veriut pritet të japë njê PO për Maqedoninê e Veriut dhe një Po tê kushtëzuar pêr Shqipërinë. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse qëndrimi i Holandës do të jetë ai i shprehur së fundmi nga ministri i Punëve të Jashtme, Stef Blok. Në komisionin për çështjet europiane të Parlamentit hollandez, Stef Blok ështê shprehur, se nuk ka supriza lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi qëndrimi mbetet ai i verës.

Ai i është referuar mocionit të aprovuar nga Parlamenti hollandez në qershor të këtij viti kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Blok ka shtuar se Shqipëria do tê hapë negociatat e anëtarêsimit kur të pëmrbushë kushtet. ndërkohë që Maqedonia e Veriut duhet tê vlerêsohet në mënyrë tê pavarur.

Takimi i ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian zhvillohet në Bruksel të mërkurën. Nëse Hollanda i qëndron, Jo-së për Shqipëirnë, atëherë Bashkimi Europian pritet të shkohet drejt ndarjes së vendimarrjes për Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërisë. Ky takim i paraprin mbledhjes se ministrave tê jashtêm të Bashkimit Europian që zhvillohet nê 15 tetor në Luksemburg, ku do të merret edhe vendimi pêr Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia