close
Top LajmeVendi

NEGOCIATAT: VENDIMI NË DUART E LIDERËVE TË BE-së

eu

Ministrat e jashtëm të BE-së në Luksemburg nuk kanë arritur të harmonizohen rreth hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Çështja transferohet tek shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së që të enjten e të premten do të takohen në Bruksel. Çështja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën pritet të jetë temë e takimit të nesërm të seancës së përbashkët qeveritare Gjermani-Francë në Tuluz, ku do të marrin pjesë edhe Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel. Mungesën e vendimit pasdite e kumtuan kryesuesi finlandez me BE-në, kurse është prononcuar edhe Komisioneri në largim Johanes Hahn.

Maqedonia e Veriut do të duhet ende të jetë në pritje të hapjes së negociatave me BE-në. Franca mbeti në qëndrimin për të bllokuar vendimin, kurse përkrahje rreth qëndrimit ndaj Shqipërisë mori edhe nga Holanda dhe Danimarka. Shansi i fundit për vendim pozitiv mbetet Samiti I Liderëve të BE-së që fillon të enjten. Në të definitivisht sërish do të debatohet rreth kësaj teme, prej se Presidenti I Këshillit Evropian Donal Tusk paralajmëroi se këtë cështje do ta vendos në agjendë të samitit. Parisi zyrtar mbeti në qëndrimin, së pari të bëhen reforma në processin e negociatave.

“Fatkeqësisht Këshilli nuk ishte në gjendje për një vendim njëzëri, për cka shprehi keqardhje. Sidoqoftë bisedimet ishin të dobishme për tu sqaruar pozicionet e vendeve anëtare. Sipas njohurive të mia, Presidenti I Këshillit të Evropës Donald Tusk, ka qëllim që këtë cështje ta vendos si pjesë të debatit në takimin e Këshillit të Evropës.” –tha Tuti Tupurainen, ministre e Jashtme e Finlandës.

Një zhgënjim të madh nga ky vendim shprehu edhe Komisioneri për zgjerim Johanes Hahn, I cili, për shkak të bllokimit u kërkoi falje Shkupit dhe Tiranës.

“Do të doja ta shfrytëzoj këtë moment që t`u kërkoj falje qytetarëve për shkak se nuk arritëm marrëveshje. Nuk është një moment feste. Nëse vendimi mbetet negativ, sic është në këtë moment, askush nuk mund të përjashtojë se kjo do të tërheqë disa ngjarje në planin e brendshëm. Unë vetëm mund t`i inkurajoj të gjithë që të mbeten të përkushtuar dhe të mos heqin dorë.” –shprehet Johanes Hanh, Komisioner për zgjerim i BE-së.

Mbesin shpresat se Presidenti i Francës Emanuel Makron do ta ndryshojë qëndrimin ditëve në vijim, prej se nga Berlini zyrtar kanë ardhë paralajmërime se nuk do të heqin dorë nga premtimet për Shkupin dhe Tiranën. Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon që sërish ta hap këtë cështje me Makronin gjatë takimit ndërqeveritar Francë-Gjermani që mbahet në Tuluz të Francës. Nëse edhe kjo përpjekje dështon, siç thonë burime qeveritare gjermane, Merkel në tavolinë do ta vendos këtë cështje në samitin e liderëve të BE-së, të enjten në Bruksel. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia