close
RajoniVendi

NËNSHKRIMI I PROTOKOLLIT: URIME NGA RAJONI

Screenshot_3

Pas nënshkrimit të sotëm të protokollit për anëtarim e Maqedonisë në NATO, që ndodhi në Bruksel, kanë ardhur urimet nga Ambasada e SHBA-së, Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Dimtir Bushati dhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ambasada e SHBA-së në Shkup përmes Fejsbukut uroi nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.“Urime për këzë hap historik”, shkruan në statusin në Fejsbuk të Ambasadës. Ambasadori Xhes Bejli dhe të punësuarit në Ambasadë bashkërisht e kanë ndjekur nënshkrimin e Protokollit.Mes 29 nënshkruesve të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO sot në Bruksel, ishte edhe përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Aleancë Kej Bejli Haçinson.

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushtai tha se firmosja e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është dëshmi e triumfit të vlerave euroatlantike në rajonin tone.

“Firmosja e Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është dëshmi e triumfit të vlerave euroatlantike në rajonin tonë. Vizioni dhe përkushtimi i dëshmuar përmes dialogut të dy fqinjëve tanë për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mbajti pezull për gati 3 dekada perspektivën e integrimit euro-atlantik ia doli të lërë pas ndasitë e së shkuarës dhe të projektojë një të ardhme më të sigurt e begatë për rajonin, Evropën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut”, shkruan Bushati në rrjetin social Facebook.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se nënshkrimi  i këtij protokolli do të thotë më shumë siguri, paq dhe stabilitet në rajon“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, shkruan ai. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia