Nënshkruhet marrëveshja për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë

Marrëveshja që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është nënshkruar në qytetin turk të Stambollit të premten, pas muajsh negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, shkruan CNN.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Marrëveshja synon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase, të cilat janë bllokuar nga konflikti pesë-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës.Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar Moskën për bllokim të furnizimeve ushqimore, ndërsa OKB-ja, liderët dhe ekspertët kanë paralajmëruar për një krizë katastrofike ushqimore pasi dërgesat e drithërave nuk kanë arritur në tregun global.Rreth 20 milionë tonë drithë mbahen në Ukrainë, ku korrja e verës tani është duke u zhvilluar.Marrëveshja do të përfshijë tre porte ukrainase, duke përfshirë Odesën.

Është krijuar një Qendër e Përbashkët Koordinuese në Stamboll dhe korridore të sigurta të dakorduara për transportin tregtar.Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se me këtë marrëveshje do të lehtësohet kriza globale e ushqimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share