close
Top LajmeVendi

NËSE NUK DËSHMOHET KONFISKOHET PRONA MBI 30 MIJË EURO

B55072B6-B0A3-49F9-B60A-C00AF0142085

GATI DRAFT-VERSIONI I LIGJIT PËR ORIGJINËN E PRONËS, DËRGOHET NË KOMISIONIN E VENECIAS


Të gjithë ata që nuk do të arrijnë ta dëshmojnë origjinën e pronës në vlerë mbi 30.000 euro për vitin e kaluar, e njëjta do t`u konfiskohet, parasheh draft versioni I Ligjit për origjinën e pronës, që për herë të parë miratohet në vend.

Gjatë një prononcimi në Konferencën për detektimin dhe zvogëlimin e ekonomisë gri, Zv/Kryeministri i ngarkuar për luftë kundër Korrupsionit, Lupço Nikolovski, njoftoi se draft-versioni është gati dhe do të dërgohet në Komisionin e Venedikut.

LUPÇO NIKOLOVSKI – ZV/KRYEMINISTËR

“Ky ligj përmes procedurës civile për konfiskim, do të vlejë për të gjithë personat që nuk do të arrijnë që në një afat të caktuar kohor ta dëshmojnë origjinën e pronës. Do të thotë do të vlejë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për funksionarët. Procedura do të jetë civile, e shpejtë, e jo penale dhe do të ketë një prag adekuat që momentalisht në draft versionin është 30 mijë euro”

Sic tha Zv/Kryeministri Nikolovski ,ligji nuk do të vlejë vetëm për funksionarët, por për të gjithë qytetarët, për shkak se përvojat kanë treguar se funksionarët pronën e fituar në mënyrë të jashtëligjshme ua transferojnë personave tjerë, kurse pas përfundimit të funksionit të tyre e kthejnë të njëjtën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia