close
Shëndetsi

NËSE NUK HANI MËNGJES, RREZIKOHENI NGA INFARKTI I ZEMRËS

mengjes

Mënyra e jetesës, përfshirë edhe dietën ushqimore përcakton sa të shëndetshëm jemi. Pjesa më e madhe varet nga trashëgimia gjenetike, por edhe nga ajo çfarë ne zgjedhim të bëjmë me trupin tonë. Një sasi e madhe nga diçka, apo shumë e vogël ndikon spektrin e mirëqenies në aspekte të ndryshme.

Për shembull, sipas një studimi amerikan, të mos hash mëngjes rrit rrezikun e infarktit në zemër. Në të thuhet se meshkujt që nuk hanë mëngjes ekspozohen 27% më shumë ndaj infarktit në zemër apo sëmundjeve të këtij organi.

Meshkujt që nuk hanë mëngjes kanë më shumë gjasa të shtojnë në peshë, t’iu shfaqet diabet, hipertension dhe kolesterol i lartë”, u shpreh një nga studiuesit amerikanë.  Ndërsa në një studim britanik, përveç sëmundjeve të listuara nga amerikanët, u shtua edhe pamjaftueshmëria e vitaminave dhe mineraleve.

74% e njerëzve që nuk hanë mëngjes nuk marrin 2 të tretat e sasisë së duhur të vitaminave dhe mineraleve, krahasuar me 41% prej tyre që konsumojnë”. Ka shumë mënyra të shëndetshme që mund të hash mëngjes pa shpenzuar kohë.

Si fillim, duhet të limitohen karbohidratet dhe sheqernat e rafinuar, kripa e tepërt dhe ushqimet e gatshme. Të skuqurat mund të konsumohen, por sa më rrallë të jetë e mundur. Drithërat dhe perimet janë kyçe, bulmeti duhet me pak yndyrë dhe duhen përfshirë arrat, farat dhe frutat e pyllit. Mund të provoni qull me arra e fruta pylli, kos, kinoa, vezë të ziera ose bukë integrale të thekur me avokado./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia