close
Top LajmeVendi

NESËR ARMATA NË TERREN, SIGURON INSTITUCIONET SHËNDETËSORE

AB3AAEE9-DCD8-4953-9BB3-491B29B09EEC

SHEQERINSKA: MJEKËT DUHET TA DIJNË SE JANË TË MBROJTUR


Një nga asryet kryesore pse para një jave u shpall gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut është që të mund të shfrytëzohen edhe forcat ushtarake, si ndihmë për policinë për sigurimin e rendit dhe disiplinës përreth institucioneve shëndetësore, sqaron ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska. Rreth 300 ushtarë së bashku me 150 policë në varësi të nevojave të Ministrisë së Shëndetsisë do t’i sigurojnë institucionet shëndetësore, ku në muajt e kaluar kanë ndodhur incidente nga familjarë të zemëruar të të sëmurëve ose të personave të vdekur nga Covid-19.

Vendimi që të mundësohet rreth 300 ushtarë t’i ndihmojnë policisë për sigurimin e spitaleve dhe qendrave Covid, mund të realizohej vetëm me shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit, sqaroi sot ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska. Qëllimi është që të sigurohet disiplinë më e madhe para institucioneve ku mjekohen mijëra të sëmurë.

RADMILA SHEQERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES

“Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore, sepse dëshirojmnë që punëtorët shëndetësorë të merren ekskluzivisht me shëndetësinë tonë, të mos shqetësohen për atë kush qëndron para spitaleve, të mos kenë presion të vazhdueshëm për shëndetin dhe për sigurinë e tyre. Qëllimi ynë si qeveri dhe iniciativa jonë si qeveri ishte që të sigurojmë që çdo spital, çdo klinikë në Shkup të mund të llogarisë në faktin që mjekët, motrat medicinale, teknikët medicinalë dhe pacientët janë të mbrojtur.”

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Galovej, sot njoftoi se për nevojat e forcave ushtarake në Maqedoninë e Veriut, vendi i saj, i cili me vite siguron trajnime për ushtarët, tani do të dhurojë rreth 230 mijë stërlina për pajisje.

REJÇEL GALOVEJ, AMBASADORE E BRITANISË SË MADHE

“Kam kënaqësinë të njoftoj se angazhimi britanez për mbështetje të sigurisë së Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në të ardhmen e afërt do të rritet. Elementë udhëheqës nga ekipet e armatës britaneze tashmë janë këtu, për vlerësim të asaj si mund të ndihmojmë dhe të ofrojmë trajnim të sigurisë për Armatën e Maqedonisë së Veriut dhe për partnerët rajonalë, duke e shfrytëzuar poligonin e shkëlqyeshëm ushtarak në dhe përreth Krivolakut.”

Për momentin, sipas Galovej, dy ekipe britaneze tashmë janë në Krivolak, por ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej me intensitet më të madh. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia