close
Sport

NESËR FILLON KAMPIONATI EUROPIAN I ATLETKËS 

Screenshot_5

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut Shkupi, të shtunën dhe të dielën është nikoqire e Kampionatit Europian të Atletikës për Senior të Ligës së Tretë. Në këtë manifestim të madh sportiv do të marrin pjesë 337 atletë prej të cilëve 179 në kategorinë e meshkujve dhe 158 në atë të femrave nga 14 vende evropiane.

Kryetraja e Federatës së Atletikës Aleksandra Vojnoska Zikova në press konferencën e sotme edhe njëherë theskoi për rëndësinë e kësaj ngjarje sportive që mbahet në vendin tonë. Ndërsa atletja Drita Islami nga e cila pritet shumë theksoi se ajo dhe atletët tjerë do të japin më të mirën e tyre.

Hapja solemne është paraparë për neser me fillim në orën 17:00 kur edhe do prezantohen të gjitha vendet pjesëmarrëse. Hyrja për të  gjithë adhuruesit e atletikës në tribunat e stadiumit “Toshe Proeski” është e lirë. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia