close
Vendi

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shkupi-rruget-policia-780×439 (1)

Për shkak të korsisë rrugore me titull “Halk Eko Skopje vrapon 10K” të organizuar nga ana e Lidhjes së Sporteve në Shkup, nesër do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit në Komunën Qendër, nga ora 08:30 deri në 10:30.

“Garuesit do të lëvizin nëpër bul. “Ilinden” deri në udhëkryqin me rr. “Nikolla Parapunov”, në të majtë në vazhdim deri te udhëkryqi me bul. “Arradhat Partizane”, në të djathtë, (në pjesën e djathtë të rrugës drejt Gjorçe Petrovit) deri te Ura Vlajkov ku bëjnë gjysëmrreth dhe prapa në rrugën e njejtë deri te udhëkryqi me rr. “Lubjanska” ku bëjnë gjysmërreth dhe nëpër rrugën e njejtë kthehen prapa në rr. “Nikolla Prapunov” dhe nëpër bul “Ilinden” deri në lokacionin Fontana në bul. “Ilinden” në Shkup. Për këto arsye Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët e lartpërmendura, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët e rrethinës”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për atë qëllim MPB apelon te qytetarët t’i respektojnë rregullat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugë ku do të zhvillohet ngjarja.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia