close
Screenshot_5

Nesër në teatrin e Tetovës do të vihet në skenë shfaqja ‘Një letër e humbur’, me autor Jon Luka Karaxhalen dhe regji të Kushtrim Bekteshit. Në shfaqje do të marrin pjesë 19 aktorë nga Teatri i Tetovës.

‘Një letër e humbur’ është premiera që Teatri i Tetovës do ta sjellë në skenë për artdashësit nesër mbrëma në orën 20:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Pas shumë vështirësive gjatë provave për shkak të kushteve në të cilat aktorët e teatrit po punojnë, më në fund u arrit që kjo shfaqje t’i sillet publikut tetovar dhe jo vetëm, deklaron drejtori i teatrit Arsim Fazlia.

Regjisori i shfaqjes Kushtrim Bekteshi thekson se kjo shfaqje është një satirë politike, por siç sqaron, tendenca nuk është që të bëhet pamflet politik.

Edhe disa nga aktorët pjesëmarrës treguan për përgatitjet e kësaj shfaqje, personazhet dhe pritshmëritë që kanë.

Ndryshe, ‘Një letër e humbur’ është shfaqja e autorit Jon Luka Karaxhale, nën regji të Kushtrim Bekteshit, skenografi të Betim Zeqirit e Esra Iljazit dhe me kostumografi të Samka Ferrit. Në shfaqje do të marrin pjesë 19 aktorë të Teatrit të Tetovës. /Blerona Jakupi/

 

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia