close
Sport

Neymar po përgatitet të pensionohet nga kombëtarja e Brazilit

Brazili pa neymarin

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes e ka pranuar se është i afërt me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, i cili ia ka ofruar numrin 10 te kombëtarja e Brazilit.

Botërori i këtij viti, Katar 2022 do të jetë i fundit për lojtarin e Paris Saint Germain, Neymar Jr.

Ishte anësori i Realit, Rodrygo që e konfirmoi një gjë të tillë.

Braziliani tha se Neymar e kishte njoftuar për largimin dhe numrin 10 ia kishte ofruar pikërisht atij.

“Neymar më tha ‘Tashmë po largohem nga kombëtarja dhe 10 është e jotja’”, ka thënë fillimisht Rodrygo përcjell lajmi.net.

“As nuk dija çfarë t’i thosha. U turpërova, qeshja dhe nuk dija as çfarë të thosha siç duhej”.

“I thashë se duhet të luajë edhe pak, se nuk doja që ai ta bënte këtë tani. Dhe më pas ai qeshi”, përfundoi sulmuesi i Realit.

Neymar me Brazilin ka pasur 119 paraqitje gjithsej, ku ka shënuar 74 gola.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia