close
Sport

Neymar prezanton makinën elektrike

Jnc9MTA2MCZoYXNoPTA1OWZjOGE4NjE2ZDgwY2U2NDllOTNmMTEyMGZjNmJk.thumb_.jpg

Neymar Jr. ka dëshmuar se është i apasionuar i makinave. Futbollisti brazilian zotëron shumë modele në garazhin e shtëpisë së tij, nga Ferrari te Lamborghini, por edhe Aston Martin, Maserati dhe Audi. Një koleksion i mrekullueshëm mbi të cilin qëndron helikopteri Batman, bodel Airbus H-145 .

Por, sulmuesi i Paris Saint Germain pëlqen edhe modelet elektrike, si kjo e fundit që sapo ka prezantuar së bashku me markën, Next e.Go.

Është një model i ri e.wave X , nga marka gjermane Next e.Go. Ka një gjatësi prej 3.34 metrash dhe ka një bateri me të cilën arrin autonomi deri në 240 kilometra.

Braziliani nuk ka ngurruar të tregojë përmes rrjeteve sociale makinën e tij të personalizuar, si në ngjyrë, por mban edhe inicialet e lojtarit.

Risia është se mjeti është i përbërë nga pjesë të printuara 3D që lejojnë ndryshimin e pamjes së automjetit. Çmimi nis nga 25 mijë Euro.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia