close
EkonomiTop LajmeVendi

NGA 1 JANARI ÇMIMI I RRYMËS ELEKTRIKE RRITET PËR 9.48%

rke-bislimovski-4-223505-696×464-1

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bilslimovski, ka paralajmëruar se rryma elektrike nga muaji I ardhshëqm do të shtrenjotohet për 9.48%.

Në press-konferencën e sotme, ai tha se me planin e ri nga 1 Janari do të hiqet tarifa e lirë ditore për rrymën, kurse do të mbeten  tarifa e lirë e natës dhe e së dielës.

Bislimovski ka potencuar se shtrenjtimi duehj të ishte shumë më i madh, por për shkak të vendimit të Qeverisë që t`u ndihmojë me masa ekonomike kompanive energjetike, shtrenjtimi për biznesin dhe amvisëritë është më i vogël.

“Rritja reale do të ishte shumë më e madhe, por arritëm të shkurtojmë shumë harxhime dhe në mënyrë plotësuese Qeveria mori obligimin t`u ndihmojë kompanive shtetërore në periudhën e ardhshme” – tha Bislimovski.

Çmimi I ri I rrymës elektrike në tregun e rregullt do të vlejë për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Të gjitha kompanitë energjetike kishin kërkuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

Bislimovski bëri të ditur se nëse nuk hiqej tarifa e lirë e ditës, rritja e cmimit të rrymës elektrike do të shkonte në 14.23%.

Ai tha se Evropa dhe RMV-ja përballen me një nga krizat më të mëdha energjetike dhe u bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë duke shtuar se kjo rritje prej 9.48% është minimumi që mund të bënte Komisioni Rregullator për Energjetikë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia