close
Top LajmeVendi

NGA 1 KORRIKU BALLKANI PERËNDIMOR ZONË PA ROAMING

ED1A281E-A8B3-4783-AA4B-612DC8EE4167

Nga sot, 1 Korrik, I gjithë rajoni I Ballkanit Perëndimor është zonë pa roaming. Kjo do të thotë se për thirrje telefonike, SMS dhe internet midis Shqipërisë, B e H, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nuk do të ketë pagesë shtesë, respektivisht do të vlejnë tarifat vendore.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Sekretarjha e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, sot në Ohër në margjinat e “Forumit të Prespës” dërguan mesazhe me rastin e heqjes së tarifave roaming midis gjashtë vendeve.

Në mesazhin e tij Kryeministri Zaev shkruan;

“Arritëm qëllimin! Nga sot qytetarët tanë mund të komunikojnë për 0 denarë në roaming”. Ky është mesazhi që bashkë me “selfinë” e dërguam me Majlinda Bregun miqve tanë në Shqipëri, B e H, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi”

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu në emsazhin e saj shkruan;

“Po, sot është një ditë historike, ne jemi në “roaming free zone” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, por nuk do t`ia arrinim qëllimit pa liderët e rajonit, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre, bashkë me partneritetin e Komisionit Evropian. Nga kjo ditë, kemi fshirë kufijtë, barrierat dhe tarifat e celularëve tanë. Sfida e radhës është që t`I fillojmë bisedimet me BE-në dhe t`I ulim çmimet në zonën roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së” – ka thënë Majlinda Bregu.

Megjithatë, shfrytëzimi I internetit do të jetë I kufizuar konform pakos me të cilën disponon shfrytëzuese – ka paralajmëruar Agjencia për Komunikime Elektronike.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia