close
Vendi

NGA 1 KORRIKU LEJOHEN DASMAT NË AMBIENTE TË MBYLLURA

EA87DD50-826F-40F1-8AE9-FEF177130FCE

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot solli vendim që nga 1 korriku të lejohet organizimi i dasmave edhe në ambiente të mbyllura me maksimum 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës, ka njoftuar kështu në profilin e tij në Facebook Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2021. Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive nga 1 qershori, është lejuar organizimi dasmave, ahengjeve, festave në ambient të hapur / terraca verore deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50 përqind e kapacitetit të hapësirës dhe deri në maksimumi gjashtë persona në tryezë me distancë të rekomanduar ndërmjet personave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia